Gjatë ndalesën përpara “Medresesë së Tiranës”, një grup protestuesish ka debatuar me policët të cilët, sipas tyre i kanë i prekur pa të drejtë, me arsyen që të lirojnë trafikun.

TIRANË-Studentët e Universitetit të Mjekësisë gjatë marshimit të ditës së sotme janë shoqëruar nga një grup forcash policie i cili monitoron protestën e tyre. Gjatë ndalesën përpara “Medresesë së Tiranës”, një grup protestuesish ka debatuar me policët të cilët, sipas tyre i kanë i prekur pa të drejtë, me arsyen që të lirojnë trafikun.

Disa prej tyre janë përplasur me uniformat duke iu drejtuar që të largohen nga protestat sipas raportimeve që vinë nga mediat. Më tej studentët kanë vijuar marshimin me thirrje të forta “Largohuni, protesta është e studentëve”.

Pse po protestojnë studentët e mjekësisë?

Për dy javë rresht, dhjetëra studentë të mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, duke protestuar para Universitetit të tyre si dhe para Kuvendit, ndërsa sot janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e një projekt-ligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve. Projekt-ligji u kërkon studentëve të mjekësisë që të nënshkruajnë një marrëveshje, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi 5-vjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar. Por studentët deklaruan gjatë protestës, që nëse nisma nuk anullohet, ata do të bojkotojnë vitin akademik. Projekt-ligji parashikon një marrëveshje me studentët e Mjekësisë, që ata të punojnë deri në 5 vite brenda vendit pas përfundimit të studimeve, në sektorin publik dhe atë privat. Edhe diplomën ata mund ta marrin vetëm pas punësimit 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas mbarimit të studimeve. Duhet shtuar se ditën e Martë, Bordi i Administrit të Universitetit të Mjekësisë ka miratuar dhe kontratën bashkë me tarifat sipas vendimit të Këshillit të Ministrave që i detyron qëndrimin 3-vjeçar të studentëve pas diplomimit.

 

Burimi: dosja.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re