Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve të mjekësisë që do të mbahet këtë të martë në orën 11:00.

sali berisha

Berisha në ‘Facebook’ shkruan se studentët do të protestojnë pasi “kundërshtojnë diskutimet mes rektorit Gjata, ministrave Kushi dhe Manastirliu për të lidhur kontratë pune pas përfundimit të studimeve, pasi ata janë kundra punësimit me detyrim aty ku do ministria, kërkojnë liri në zgjedhjet e tyre”.

Sakaq ka shprehur mbështetje ndaj protestës së studentëve.

Postimi i plotë:

Studentët e mjekësisë në protestë!

Do do të protestojnë sot në orën 11 përpara universitetit, pasi kundërshtojnë diskutimet mes rektorit Gjata, ministrave Kushi dhe Manastirliu për të lidhur kontratë pune pas përfundimit të studimeve, pasi ata janë kundra punësimit me detyrim aty ku do ministria, kerkojnë liri në zgjedhjet e tyre.

Mbështetje të plotë protestës së tyre të drejtë. Sb

Kujtojmë se disa ditë më parë ministrja e Arsimit, Evis Kushi së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, prof. Arben Gjata Rektor i UMT zhvilluan një takim të parë konsultativ me studentë të Fakultetit të Mjekësisë me qëllim punësimin dhe kontributin e tyre në atdhe pas përfundimit të studimeve, për një periudhë të caktuar kohore.

Sipas Kushit, që kjo ide të vihet në zbatim duhet të ketë një dakordësi së bashku me studentët.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re