Pas Tiranës, studentët janë ngritur dhe në Prishtinë, jo kundër qeverisë, siç në kryeqytetin shqiptar, por kundër Brukselit; më saktë kundër Mogherinit. Dhe kjo, për shkak të mosliberalizimit ende të vizave.

“A është izolimi vlerë e BE-së” – ka qenë pyetja-sllogan e protestës ndërmarrë nga studentët.

Si gjest simbol ata futën pasaportat në një kuti duke i konsideruar të pavlera.

“Arsyeja pse gjendemi këtu është që të kërkojmë llogaridhënie nga BE-ja për mos liberalizimin e vizave, kur të gjithë këta janë në festë dhe kanë harruar të gjitha brengat e tyre. Ne nuk mund t’i vizitojmë as familjarët tanë, këta mund të vizitojnë anë e mbanë botës. Jemi i vetmi vend në Evropë që jemi izoluar, dhe për atë arsye jemi ardh që të kërkojmë llogaridhënie: a është izolimi vlerë e BE-së?”, komentoi një prej studentëve protestues.

Qytetarët kosovarë ishin bërë gati për liberalizim vizash që pas miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, potencuar si kusht nga BE, por që nuk ndodhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re