Dhjetra studentë të shkencave politike në Paris kanë përshkallëzuar protestën në ‘stil amerikan’ duke u vendosur brenda universitetit për të protestuar ndaj partneriteteve me universitetet izraelite.

Por pretendimet e tyre u refuzuan nga drejtori i përkohshëm i fakultetit Jean Basseres dhe kjo bëri që disa studentë të thonin se do të nisin një grevë urie.
Zhvillimi vjen teksa në disa universitete të njohura franceze duke përfshirë Po e Sorbonne, studentët kanë bllokuar institucionet për të protestuar kundër luftës brutale të Izraelit në Gaza, pas protestave të ngjashme në Shtetet e Bashkuara.

“Sigurisht që refuzoj të krijoj një grup pune për të rishikuar lidhjet tona me universitetet izraelite dhe agjencitë partnere,” tha Basseres pas një takimi në bashki me studentët dhe stafin e pedagogëve.
Pas kësaj, studentët u ulën në sallat duke bllokuar institucionin.
“Një student ka nisur grevë urie në solidaritet me viktimat në Palestinë dhe të tjerë do të bashkohen për të protestuar kundër sjelljes së Universitetit të Shkencave Po, ndaj atyre që shprehin mbështetje për Palestinën,” tha studenti protestues Hicham.
Studentët kërkonin një votë publike për rishikimin e partneriteteve me universitetet izraelite ndërsa shumë kërkonin ndërprerjen e tyre.
Universiteti 150-vjeçar francez ka qenë qendra e protestave pro-Palestinës prej disa ditësh, ku protestuesit kanë bllokuar hyrjet dhe kanë ngritur tenda në kampin e protestës.
Javën e kaluar pati përleshje dhe ndërhyrje të policisë mes qindra studentëve protestues dhe një grupi me dhjetra protestues pro-izraelitë qe u shfaqen papritur. Franca ka komunitetin më të madh hebre në botë, si dhe komunitetin musliman më të madh në Evropë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re