Në një kohë kur sot kanë paralajmëruar një protestë masive para Kryeministrisë, studentët e Universitetit të Tiranës kanë gjetur forma të veçanta se si të bllokojnë punën në fakultetet e tyre.

Në disa foto të siguruara nga gazetarja Dorjana Bezat për ‘BalkanWeb’ shihet se si studentët kanë lidhur me zinxhirë dhe i kanë vënë kyçin dyerve të fakultetit të Ekonomisë.

Kujtojmë se ditën e shtunë studentët e këtij fakulteti kërkuan dorëheqjen e dekanit Dhori Kule.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re