Skip to content

Studentët “jo” dialogut me Ramën e shtojnë kërkesat: Shfuqizo Ligjin e Arsimit të Lartë!

Studentët vazhdojnë të refuzojnë ofertat e vazhdueshme të kryeministrit Rama për dialog në lidhje me 8 pikat e tyre.

 

Të mbledhur të shumtë në numër para parlamentit ku zhvillohet seanca e radhës plenare, ata i janë përgjigjur me thirrje në kor “jo dialog” dhe “plotëso kërkesat”, apelit të kreut të qeverisë që studentet të shkonin madje edhe brenda në sallën e kuvendit dhe të diskutonin në sy të publikut kërkesat e tyre.

 

Një pjesë e studenteve madje ka shkuar më teksa tani kanë shtuar si kërkesë të tyren shfuqizimi i Ligjit të Arsimit të Lartë!

 

 

Qindra forca rendi janë vendosur në hyrje të parlamentit për të siguruar rend e qetësi në protestën e studenteve e cila është në ditën e 10.

 

Një numër i konsiderueshëm studentesh kanë ardhur me autobuz edhe nga rrethet si Elbasani, Durrësi dhe Shkodra.

 

Bashkë me ta në proteste janë edhe nxenës të shkollave të mesme të Tiranës.