Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një deklaratë për mediat ka komentuar vendimin e qeverisë për kontratën 5 vjeçare që duhet të nënshkruajnë maturantët të cilët kërkojnë të vazhdojnë studimet për mjekësi.

Capture

Kushi tha se kjo nisëm e qeverisë do të hyjë në Kuvend në muajin korrik me procedurë të përshpejtuar për shkak të emergjencës, pasi studentët para se të regjistrohen në universitet duhet të njihen me kushtet.

“Të gjithë ata që kanë vendosur të studiojnë mjekësi e kanë kusht që të firmosin marrëveshjen dhe të punojnë në vend për 5 vite, e kanë detyrim. Dua të theksoj se nëse për një vit nuk arrihet të plotësohet detyrimi për punësim, studentët do arrijnë të tërheqin diplomën. Prioritet mbetet punësimi dhe programet sociale, nëse nuk arrihet në 1 vit atëherë të diplomuarit do të lirohen nga detyrimi.

Ky projektligj në Kuvend për shkak të emergjencës do të prezantohet me procedurë të përshpejtuar, për shkak se në muajin gusht të gjithë maturantët kanë provimin shtesë të dixhitalizuar, ne duhet ta miratojmë përpara se studentët të bëjnë provimin, të njohin kushtet”, tha Kushi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re