Studentët në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodrër nuk lejohen të futen nëse nuk kanë një pasaportë vaksinimi apo një test PCR.

Në këtë universitet vetëm 30 % e studentëve kanë bërë të paktën një vaksinë.

Rektorja e universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi tha se sot studentët e pavaksinuar nuk do të lejohen të futen në auditorë, ndërsa do të behet edhe një statistikë se sa prej tyre janë pa vaksinuara. Golemi shprehet se në bazë të statistika do të merret edhe një vendim se si do të veprohet pasi nuk mund të lejojnë që studentëve t’u digjet viti akademik.

“Kemi tre javë që kemi komunikuar me email me studentë në lidhje me informimin për vaksinimi dhe kemi rreth 30 % të studentëve të vaksinuar me të paktën me një vaksinë. Në universitet janë hapur 3 qendra vaksinimi janë vaksinuar rreth 50 studentë, ndërsa në stafin akademik, 20 % janë pa vaksinuar për arsye të ndryshme. U bëj thirrje studentëve të vaksinohen se kjo është për të mirën e tyre. Për momentin ne do të marrim një statistikë se kush janë studentët dhe më pas do të shihni si do të veprojmë në vijim me qëllim që të mos u digjet viti akademik. Sot nuk do të lejohet të futen dhe po bëjmë një statistikë se sa studentë janë pavaksinuar dhe do të vendosim se si do të veprojmë“, tha Golemi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re