Anulimi i ligjit për Arsimin e Lartë është një prej kërkesave të shtruara nga studentët gjatë protestave të tyre por gjithnjë kanë marrë përgjigjen se nuk mund të realizohet për shkak se kërkon shumë kohë.

Nismëtarët e protestës studentore, studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës kanë ndërmarrë një tjetër hap në përshkallëzimin e protestës, duke u përpjekur të shfuqizojnë ligjin e Arsimit të Lartë me anë të mbledhjes së firmave.

Peticioni që po firmoset sot tek Inxhinieria e Ndërtimit dhe Arkitektura, pritet të përhapet në të gjitha fakultetet e tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re