Nuk ka vlejtur e diela si ditë pushimi për studentët protestues te Ministria e Arsimit. Edhe pse më të paktë në numër, për arsye objektive, stoicizmi i tyre ka qenë po ai i këtyre katër ditëve, që kur ia behën masivisht te “Rruga e Durrësit”, duke u pozicionuar para Ministrisë së Arsimit

“Jemi të gjithë të bashkuar. Do i kërkojmë ministrisë dhe qeverisë të njëjtat kërkesa me 8 pika. Deri të martën është ultimatumi. Nëse nuk plotësohen, të martën do jetë protesta më masive që keni parë ndonjëherë”, u shpreh një prej studentëve për mediat, cituar nga TCH.

Një ditë më parë, ministrja Nikolla bëri një përpjekje për t’u takuar e biseduar me ta, atje mes tyre, në turmë, siç ia kërkuan të ishte, por qe e pamundur. Në vend të bisedimeve, studentët i ofshanë ministres, e cila më pas u detyrua të largohej nga turma e irrituar.    

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re