Studentët në Alabama janë duke zhvilluar festa për të garuar se kush mund të infektohet me koronavirus i pari, dhe personi i cili e arrin këtë qëllim, fiton një shumë të konsiderueshme parash. Partitë politike në këshillin e qytetit në Tuscaloosa Alabama zhvilluan një takim me qëllim parandalimin e ketij fenomeni që ka të bëjë me infektimin qëllimisht me Covid-19.
Një përfaqësuese e takimit i tha lajmeve të ABC: “Të rinjtë vendosin të garojnë se kush infektohet i pari me koronavirus, ata po e bëjnë qëllimisht këtë kundrejt fitimit të parave.”
Kjo ngjarje vjen në një moment kur vetë këshilli i qytetit votoi njëzëri në favor të një rregulloreje që u kërkonte qytetarëve që të vinin maska në rrugë. Kohët e fundit, kampusi i Universitetit të Alabama dhe disa kolegjeve të tjera, ka parë një rritje të rasteve pozitive me gjithësej 2.049 persona nga të cilët 38 kanë gjetur vdékjen, sipas Departamentit të Shëndetit Publik. Shefi i zjarrëfikësve Randy Smith konfirmoi sjelljen e qëllimshme të studentëve në një takim të këshillit të qytetit të martën.
“Ne menduam se në fillim ishte një lloj zhurme e rreme, por bëmë disa hulumtime dhe rezulton se gjithçka është e vërtetë.”- deklaroi Smith.
/faxweb
