Studentë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Tiranës, janë mbledhur paraditen e sotme për të protestuar para Ministrisë së Arsimit.

Ata kërkojnë që të merren masa për të lejuar futjen e tyre në auditore, pa certifikatë vaksinimi dhe pa tampon negativ. Edhe në Universitetet e rretheve ka pasur studentë që nuk janë lejuar në auditore sepse kanë qenë të pa vaksinuar dhe pa test PCR.

Studentët shprehen se nuk duhet të ndahen në të vaksinuar dhe të pa vaksinuar. Ata kanë theksuar se studentët duhet të zgjedhin vetë nesë duan të vaksinohen ose jo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re