Studentët kanë reaguar alla Rama ndaj ftesës së këtij të fundit për dialog, duke përdorur një shprehje të tij të kohëve të fundit e cila u bë hit:  Ëhat the fuck” – thënë në një tjetër zhvillim

“Seriozisht e ka ai? Gjithë arrogancat që kemi duruar nga ai, tani do të jemi ne arrogantë ndaj tij. Merri kërkesat me vete, nuk ka negociata dhe as nuk do të ketë. ‘What the fuck’”, tha një nga studentët, cituar nga TCH.

E sotmja ishte ftesa e dytë e Ramës, e ndërkohë që qeveria është treguar e gatshme të dialogojë, studentët nuk kanë pranuar deri më tani. Ata kanë paraqitur kërkesat e tyre dhe thonë se duan vetëm që ato të plotësohen, pa pranuar, siç thonë, negociata.

Reagoi sërish Rama në Instagram: “Negociata? Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog, jo negociata. Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart. Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?“, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re