Studentët, të ndodhur në shesh në vijim të protestës për pranimin e kërkesave të tyre, kanë reaguar edhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës, sapo janë informuar për të.

Ata i kanë përcjellë urimet e tyre qytetarëve dhe bashkëmoshatarëve nga Kosova, në këtë ditë historike.
“Sot ndoshta ne nuk kemi shumë përkrahje, por sot është një ditë historike për motrat dhe vëllezërit tanë kosovarë. Është ngritur historia, është ngritur ushtria e Kosovës. Studentët shqiptarë e mbështesin Kosovën, i mbështesin vëllezërit kosovarë për këtë ditë historike të tyre. Për Kosovën të këndojmë himnin tonë kombëtar”, u shpreh një nga studentët protestues.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re