Qindra studentë të universiteteve publike në Tiranë kanë zhvendosur sot protestën në ditën e 10-të të saj, para Parlamentit, ndërsa deputetët sot do të mbajnë seancën plenare.

Edhe pse masat e policisë janë më të shtuara, kryeministri Edi Rama nuk ka hyrë si zakonisht brenda ambienteve të Parlamentit, por nga dera e pasme, siç duket edhe nga fotot.

Studentët protestojnë për plotësimin e tetë kërkesave të dërguara edhe zyrtarisht Kuvendit dhe Ministrisë së Arsimit, ndërsa kanë refuzuar ftesën e kryeministrit për dialog, por vetëm plotësim kushtesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re