Skip to content

Studentët rezistojnë: Larg politika, jo dialog me Ramën

stud123586

stud123586

Studentët do të protestojnë sërisht këtë të mërkurë në lidhje me kërkesat e tyre.

 

Në ditën e gjashtëmbëdhjetë të protestës, ata kanë vendosur që t’i qëndrojnë vendimit të tyre për plotësimin e 8 këkresave.

 

Të rinjtë kanë vendosur që të mblidhen këtë të mërkurë tek korpusi universitar në orën 10:00 për të diskutuar në lidhje me vijimin e protestës.

 

Në një postim në mediat sociale, studentët u bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që të bashkohen për t’I treguar politikës që janë më të zgjuar se ata.

 

Por krahas kësaj thirrjeje, ata nuk I kanë kursyer mesazhet në drejtim të kryeministrit ku theksojnë se nuk është i mirëpritur në takimin e tyre.

 

Ndërkohë studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë paralajmëruar se do ta zhvillojnë mbledhjen në orën 09:00 në sallën “Aula Magna”.

 

“Aty ku nisi historia e arsimit Shqiptar. Aty per te vene me shpatulla pas murit te gjithe bashkefajtoret e ketij sistetemi Arsimor! Korpusi eshte godina e pare universitare e ngritur, pra perfaqeson UT nga e cila dolen te gjithe universitetet e tjera. Aty duhet te jemi te gjithe me te bashkuar se kurre per te cuar zerin tone ne veshin e te gjithe FAJTOREVE!”, thuhet në njoftimin e studentëve në rrjetet sociale.

48376447 275771176473381 8655266482000756736 n 6d1d153d 78f6 4052 a75c e6be547f70cc