Nga kjo e hënë e deri në fund të qershorit, janë rikthyer në auditore një pjesë e studentëve në prag diplomimi të nivelit “Bachelor” dhe “Master”, të cilët për afro 3 muajsh e kanë zhvilluar mësimin në distancë.

Në Fakultetin Ekonomik studentët respektuan distancën fizike dhe masat e higjenës në zhvillimin e mësimit.

Një pjesë e nxënësve e konsiderojnë rikthimin në auditorë për zhvillimin e mësimit si të domosdoshëm.

Ndërsa pjesa tjetër e studentëve thonë se kthimi në fakultet mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin e tyre.

Në Departamentin e Gazetarisë, studentët kanë preferuar vazhdimin e mësimit në distancë.

Edhe në qytetin e Korçës, studentët e u kthyen në fakultet duke respektuar masat e sigurisë. Por mungesa e transportit ka penalizuar një pjesë të tyre, të cilët nuk u paraqitën në ambientet e universitetit.

Ndërsa studentët e viteve të tjera do të nisin shkollën më 25 gusht deri në fund të shtatorit dhe provimet do t’i japin në tetor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re