Pas tre muajve, nga protesta e madhe Studentët kanë lajmëruar se do të rikthehen sërish nesër para Ministrisë së Arsimit. Ata thonë se tete kërkesat e paraqitura prej tyre ende nuk janë plotësuar. Por pas mbledhjes se këshillave studentore te rinjtë kane vendosur te shtojnë edhe pika te tjera.

 

Ndërkohe zv/ministri Arsimit Redi Shtino thotë për Vizion Plus se qeveria është duke i plotësuar te gjithë kërkesat e studenteve ndaj edhe paralajmërimi i tyre për protesta është i pakuptimte.

 

Anëtarët e Këshillit Studentor ne çdo Universitet kane hartuar pika të ndryshme te cilat do t’ia paraqesin qeverise ne protestën e te mërkurës.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re