Protestat studentore u rikthyen sërish këtë të hënë të 7
janarit, ashtu dhe siç ishin paralajmëruar.

Për gati dy javë, studentët iu larguan rrugës për pushimet e
ndërrimit të viteve, me premtimin se do kthehen sërish, gjë që realisht ka
ndodhur. Por masa studentore nuk ka qenë ajo që pritej.

Në ditët e fundit të vitit, qeveria ofrojë paketën e përgjigjes
për 8 kërkesat e famshme, ku disa prej tyre u realizuan “pa debat”, ndërsa për
disa të tjera është kërkuar diskutim mes palëve për të shkuar deri te realizimi.
    

Në disa reagime, studentë të ndryshëm pretenduan se kërkesat
nuk janë plotësuar ashtu siç ata i presin.
   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re