Studentët vazhdojnë protestat para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke këmbëngulur në plotësimin e kërkesës, së cilës i është shtuar edhe një pikë tjetër.

Gjatë ditës së sotme të rinjtë, nga tetë e kanë bërë kërkesën e tyre me nëntë pika, ku deklarojnë se duan edhe heqjen e procedimeve penale për 25 personat, për të cilët policia vazhdoi procedimet ditën e djeshme.

Studentët kanë thënë se do vazhdojnë qëndresën derisa të gjitha këto kërkesa të plotësohen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re