Skip to content

Studentët vijojnë protestën, një grup të rinjsh kundërshtojnë mësimin online

Një javë nga fillimi i vitit akademik, një grup studentësh jane grumbulluar përpara Ministrisë së Arsimit për të vijuar tubimin kundër mësimit online.

të rinjtë i kane kërkuar Ministrise se Arsimit shqyrtimin e kërkesave që dorëzuan javën e kaluar me anë të dy përfaqësuesve, ku kryesorja është kthimi në auditore.

Ky grup i studentëve e kanë bojkotuar mësimin në distancë dhe ndërkohë shprehen se do të vazhdojnë me protestat deri në marrjen e përgjigjes nga Ministria.