Një student britanik është burgosur nga policia angleze si pjesë e bande kontrabande droge. 21-vjeçari Mathin Durrani, studion Financë në Universitetin Wolverhampton e njëkohësisht punonte teksa u kap mek me kanabis që arrinte vlerën 40 mijë paund në bagazhin e makinës së tij në Devon.

I lindur në Afganistan, Durrani deklari se ishte detyruar të shpërndante drogë në 32 raste nga një bandë e pamëshirshme shqiptare e drogës që kërcënonte familjen e tij, shkruan Daily Mail.

Por një juri në Gjykatën e Exeter tregonte atë të filmuar nga kamerat e sigurisë duke qeshur i lumtur me anëtarët e tjerë të bandës ndërkohë që u arrestua. Durrani u dënua për 4 vite dhe banda u dënua me 21 vite në total për rrjetin e furnizimit me kanabis.

Durrani pretendoi se paratë që kishte në bankë ishte nga puna që bënte. Prokuroria tha se ishte pjesë e bandës që e kishte paguar për të shpërndarë drogën.

Durrani tha se detyrohej ta bënte këtë pasi banda kërcënonte familjen  e tij. Ai tregoi se kishte takuar një person të quajtur Kosrat Ali në restorantin e lagjes së tij, që i kishte dhënë 4000 paund për të blerë një makinë. Kur më pas i kërkuan paratë mbrapsht, Durrani tha se Ali dhe një tjetër burrë i quajtur Roland Toska, i kërcënuan familjen.

(e.f/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re