Kryeministri Edi Rama ka reaguar para pak minutash në Twitter përmes një statusi, ku shprehet se është miratuar një VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë.

Reagimi i Ramës vjen menjëherë pas publikimit të një njoftimi nga sekretaritë e universiteteve ku thuhej se studentët duhet të paguajnë vlerën e plotë të tarifës së studimit.

Por studentët nuk mjaftohen me këtë dhe shprehen se asgjë nuk është botuar në Fletoren Zyrtare, nuk ka asgjë sipas tyre të shkruar e zeza mbi të bardhën, ndërkohë që fakultetet kanë bërë thirrje tashmë për pagimin e tarifës.

Banka do faturën në Twitter, jo një cicërimë në Twitter”, shprehen studentët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re