Gazetari dhe analisti Mentor Kikia, ka shkruar me ironi edhe propozimin e kryeministrit Rama, i cili në të njëjtën ditë iu drejtua studentëve të denoncojnë çdo rast korruptim, me premtimin se do t’iu zerohet tarifa, si dhe do të përfitojnë bursë.

“Tani, kjo studentja e Elbasanit, ato 20 e ca provimet që kishte pa
marrë, s’ka për t’i marrë kurrë pas asaj që bëri me kameran e fshehtë,
por a do të fitojë bursën meqë denoncoi korrupsionin?”, shtroi pyetjen
Kikia, kuptohet me ironi dhe skeptik ndaj gjendjes katastofike ku është
katandisuar arsimi, sidomos Arsimi i Lartë, në vendin tonë.

Sakaq, lidhur me rastin në fjalë, sot është pezulluar nga detyra pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi, i cili i kërkoi favore një studenteje në këmbim të provimeve.

Vendimi i universitetit “Aleksandër Xhuvani” për pedagogun e në
Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane, erdhi një ditë pas
publikimit të pamjeve filmike në një emision investigativ “Stop”,
mbrëmjen e së martës.

“Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ka marrë menjëherë
masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi, me detyrë
personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane, të
Fakultetit të Shkencave Humane. Masa e pezullimit nga detyra do të jetë
në fuqi deri në zbardhjen e plotë të çështjes,’- njoftoi Universiteti.

Universiteti i Elbasanit tha se distancohet ndaj çdo sjelljeje të
ulët e të padenjë që cënon figurën e personelit akademik dhe imazhin e
këtij institucioni të arsimit të lartë, si edhe është i hapur e shpreh
gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë deri në
zbardhjen e plotë të çështjes.

Po ashtu pedagogu Himçi u arrestua sot, pas denoncimit në emisionin investigativ.

Denis Himçi, 36-vjeç, akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re