Një e re nga Shqiperia me studime ne Itali ka rënë pre e diskriminimit për shkak të origjinës se saj.

Laura Rapi, 23-vjeçarja studente e Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Universitetin e Firenzes, ka denoncuar në Facebook episodin e pakëndshëm me pedagogen në këtë Universitet.

Siç raportojnë gazetat italiane “Il Tirreno” dhe “La Repubblica”, pedagogia italiane, pasi mësoi origjinën shqiptare të studentes, e cila është shtetase italiane, iu drejtua me fjalë të pahijshme duke i thënë se “tani ju shqiptarët po na vidhni edhe mbiemrat ne italianëve”.

Studentja shqiptare shprehet se e shokuar nga deklarata e mësueses, nuk i ktheu dot përgjigje.

“Dhe në atë moment, për fat të keq, si ndodhi dhe vazhdon të ndodhë me shumë femijë emigrantë, nuk dija t’i jepja përgjigje të kenaqshme një komenti ra cist”, thotë ajo.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Universiteti i Firenzes, duke thënë se ankesat për pedagogët duhet të bëhen përmes një raporti te Mbikqyrësi i Studentëve.

Ky fatkeqesisht nuk eshte rasti i pare qe i ndodh studenteve shqiptare, por shpresojme qe raste te ngjashme te mos perseriten me.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re