Një studim i kryer në Norvegji zbuloi se shkrirja e akullnajave për shkak të ngrohjes globale zvogëlon diversitetin gjenetik të arinjve polarë.

Studiuesit nga Instituti për Kërkime Bioekonomike në Svanvik të Norvegjisë, kanë studiuar ndikimin e ndryshimit të klimës tek arinjtë polarë.

Studimi, i kryer nga Snor Hagen dhe Simo Maduna, ekzaminoi mostrat e ADN-së të marra nga 622 arinj polarë në arkipelagun Svalbard pranë Polit të Veriut.

Analiza, e bazuar në kritere të ndryshme, zbuloi se diversiteti gjenetik është ulur me 3 deri në 10 për qind midis viteve 1995 dhe 2016.

Duke deklaruar se shkrirja e akullnajave ka bërë që specie të ndryshme të arinjve polarë të ndaheshin nga njëri-tjetri, studiuesit thanë se për shkak të situatës së re, është rritur çiftëzimi brenda species.

Studiuesit thonë se për sa kohë që ndikimi katastrofik i ndryshimit të klimës në akullnaja zgjat, arinjtë polarë do të jenë në rrezik të humbasin diversitetin e tyre gjenetik.

Studimi u botua në revistën “Royal Society”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re