Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins në të gjithë botën raportohen mbi 260,000 viktima nga koronavirusi.

Aktualisht nga 263.068 viktima të raportuara,  72.812 janë vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe 30.150 në Mbretërinë e Bashkuar.

Rastet totale të infektimit janë përkundrazi 3 milion e 744.585, nga të cilat 1.27 milion në SH.B.A. Në këtë vend vetëm në 24 orët e fundit  janë shënuar 2.073 viktima nga Covid-19 2,073, sipas  sondazhi  të fundit nga Universiteti John Hopkins.

Por pavarësisht shifrave alarmante mbi një e treta e amerikanëve i thonë ‘jo’ vaksinës Covid-19.

Sipas një sondazhi të ‘Bospar’, ndër më pak të prirurit për tu vaksinuar janë ata midis 18 dhe 24 vjeç: në këtë grupmoshë vetëm 57.8% thanë se ishin të gatshëm për t’u  vaksinuar. Gratë amerikane  ishin më pak të prirura se burrat për tu vaksinuar, si dhe republikanët sesa demokratët.

Sidoqoftë, pothuajse gjysma e pjesëmarrësve thanë se do të ‘respektojnë zgjedhjen’ e atyre që nuk kanë dëshirë të vaksinohen.

Grupmoshat që nuk dëshironin të vaksinoheshin ishin kryesisht të rinjtë.

Sparrer tha se ai beson se kjo është për shkak se të rinjve  besojnë se kanë më pak të ngjarë të sëmuren nga virusi.

Gjithashtu më shumë se 81 përqind e atyre që kanë një diplomë master ose më të lartë thanë se do të vaksinoheshin, ndërsa vetëm 60.3 përqind e njerëzve me një shkollë të mesme ose më pak thanë të njëjtën gjë.

Më shumë se një në 10 amerikanë – rreth 11 përqind – thanë se nuk u intereson nëse të tjerët zgjedhin apo jo të vaksinohen kundër COVID-19.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, aktualisht janë duke u testuar 8 vaksina të koronavirusit në mbarë botën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re