Studimet e reja tregojnë se konsumimi i sasive të mëdha të bukës së bardhë dhe alkoolit lidhet me një rrezik të shtuar të zhvillimit të kancerit kolorektal.

I njëjti studim zbuloi gjithashtu se konsumimi i më shumë fibrave, kalciumit, magnezit, fosforit dhe manganit lidhet me një rrezik më të ulët.

Studimi, i botuar në revistën Nutrients, ekzaminoi rrezikun për kancerin kolorektal lidhur me marrjen e 139 ushqimeve dhe lëndëve ushqyese, duke analizuar të dhënat nga më shumë se 118,000 pacientë.

Studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Zhejiang në Kinë përdorën të dhëna nga Biobanka e Mbretërisë së Bashkuar. Ata ndoqën pjesëmarrësit për gati 13 vjet dhe gjetën 1,466 raste të kancerit kolorektal.

Ata zbuluan se pjesëmarrësit që zhvilluan kancer kolorektal kishin më shumë gjasa për karakteristika të caktuara, si: më të rrezikuarit ishin mosha e tretë, ata që kishin një indeks më të lartë të masës trupore (BMI) dhe ata persona që angazhoheshin në nivele më të ulëta të aktivitetit fizik.” shkroi Medical News Today.

Studimet e mëparshme kanë lidhur rreziqet shëndetësore me mbikonsumimin e alkoolit dhe bukës së bardhë.

Dietologia Erin Palinski-Wade, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, tha për Fox News, “Këto rezultate kanë kuptim, pasi dietat e pasura me sheqerna të thjeshta së bashku me alkoolin e tepërt mund të rrisin rrezikun e kancerit, veçanërisht për ata që mbartin një rrezik gjenetik të rritur të zhvillimit të kancerit.”

Ajo theksoi se ka edhe faktorë të tjerë që përcaktojnë rrezikun e kancerit. Cilësia e përgjithshme e dietës, me kalimin e kohës, luan një rol më të madh.

Fox raportoi se kanceri kolorektal është lloji i tretë më i zakonshëm i kancerit në mesin e të rriturve në SHBA. Këtë vit priten rreth 153 mijë diagnoza të reja.

Burimi: WebMD.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re