Koronavirusi transmetohet më së shumti nga njerëz të infektuar së fundmi dhe që ende nuk kanë shfaqur simptoma.

Studimet tregojnë se në Singapor, dy të tretat dhe në Tianjin të
Kinës, tre të katërtat e personave të infektuar janë prekur nga njerëz
pa simptoma, sipas Guardian.

Kjo do të thotë që izolimi i një personi nga momenti kur shfaqen
simptomat e para nuk është efektive, siç u mendua, një konstatim që
dekurajoi shkencëtarët.

“Kjo është një nga gjërat e para për të cilat u shqetësuam kur
shpërtheu epidemia”, tha Steven Riley, profesor i dinamikës së
sëmundjeve infektive në Kolegjin mbretëror në Londër.

Autorët e këtij studimi donin të zbulonin mundësinë e transmetimit të
infeksionit nga personat e infektuar në të cilët virusi është inkubuar
dhe simptomat e të cilëve nuk janë shprehur ende.

Në Singapor, vlerësohet se midis 45 për qind dhe 84 për qind janë të
infektuar nga njerëz pa simptoma të sëmundjes, dhe në Kinë kjo
përqindjes sillet ndërmjet 65 deri 87 për qind, transmeton KosovaPress.

Tapiva Ganjani, studiuese e ekipit, tha që këto të dhëna tregojnë se
karantina nuk do të jetë një masë e mjaftueshme për të luftuar
epideminë.

“Masat shtesë janë të nevojshme, siç është distanca sociale, “tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re