Burrat që punojnë në punë që paguhen pak kanë më shumë gjasa që te humbin jetën si shkak i koronavirusit, krahasuar këdo tjetër mes moshës 20 dhe 64-vjeç.
Sipas një studim të realizuar së fundmi, personat që punojnë si roje sigurie kanë shanset më të larta për ta humbur betejën me virusin korona, bashkë me punonjësit socialë, shoferët dhe shefat e kushinës.
Këta punonjës janë katër herë më të rrezikuar nga Covid-19 krahasuar me personat që punojnë në punë “profesionale” si llogaritarët, avokatët, inxhinierët apo mësuesit.
Burrat përbënin dy të tretat e fuqisë punëtore që kanë humbur jetën nga virusi në muajin e parë pas vënies së karantinës në Britani. Këto shifra tregojnë se ata preken më shumë se gratë e së njejtës moshë.
Zyra për Statistikat Kombëtare në Britaninë e Madhe zbuloi se personat që punonin në ato që quhen “punë elementare”, siç janë pastruesit dhe punëtorët e ndërtimit, kishin rrezikun më të lartë të vdekjes.
Arsyet se pse ndodh kjo ndarje nuk janë të qarta, por personat që punojnë në punë më të paguara ka të ngjarë të jetojnë në zona më pak të privuara, të kenë shëndet më të mirë të përgjithshëm dhe të kalojnë më pak kohë në punë që të bëjnë të jesh më pranë njerëzve, gjë që mund t’i vendosë njerëzit në rrezik shtesë për infektimin me virusin. /