Një metodë shumë e popullarizuar e agjërimit me ndërprerje e përdorur nga të famshëm si Jennifer Aniston, Heidi Klum dhe Jennifer Lopez gati dyfishon rrezikun për të humbur jetën nga sëmundjet kardiovaskulare.

Përdoruesit e të ashtuquajturës dietë 16:8 –ku hahet për tetë orë dhe ‘agjërohet’ për 16 orë të tjera – janë në një rrezik më të lartë, gati 91%, për të humbur jetën nga sëmundjet e zemrës në krahasim me ata që hanë gjatë periudhave 12 ose 16-orëshe.

Për ata me një sëmundje ekzistuese kardiovaskulare, ngrënia e më shumë se tetë,  por më pak se 10 orë në ditë u shoqërua me një rrezik 66% më të lartë të vdekjes nga sëmundjet e zemrës ose goditjet në tru.

Autori Dr. Victor Wenze Zhong tha: “Ne u befasuam kur zbuluam se njerëzit që ndiqnin një orar të ngrënies tetë-orëshe, me kohë të kufizuar, kishin më shumë gjasa të vdisnin nga sëmundjet kardiovaskulare. Edhe pse kjo lloj diete ka qenë e popullarizuar për shkak të përfitimeve të saj të mundshme afatshkurtra, hulumtimi ynë tregon qartë se, krahasuar me një interval kohor tipik të ngrënies prej 12-16 orë në ditë, një kohëzgjatje më e shkurtër e të ngrënit nuk shoqërohej me jetë më të gjatë.”

Ushqimi i kufizuar në kohë nuk ul rrezikun e vdekjes nga ndonjë shkak.

Dr Zhong tha: “Është thelbësore që pacientët, veçanërisht ata me sëmundje ekzistuese të zemrës ose kancer, të jenë të vetëdijshëm për lidhjen midis një dritareje ushqimi 8-orësh dhe rritjes së rrezikut të vdekjes kardiovaskulare. Gjetjet e studimit tonë inkurajojnë një qasje më të kujdesshme dhe të personalizuar ndaj rekomandimeve dietike, duke siguruar që ato të jenë në përputhje me gjendjen shëndetësore të një individi dhe provat më të fundit shkencore.”

Studiuesit analizuan zakonet e të ngrënit të më shumë se 20,000 të rriturve amerikanë – me një moshë mesatare 49 vjeç – gjatë një periudhe mesatare prej tetë vitesh.

Ekspertë të tjerë të ushqimit të shëndetshëm, si nutricionistja Rania Batayneh, kanë shprehur shqetësime për metodën 16:8.

“Ka shumë njerëz që në fakt e ndjekin këtë si pjesë e rutinës dhe stilit të tyre të jetesës kundrejt etiketimit si ‘agjërues’”./nypost.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re