Koronavirusi mund të udhëtojë në ajër për të paktën 30 minuta dhe të spostohet deri në 4.5 metra, përtej distancës së sigurisë së këshilluar nga autoritetet shëndetësore në të gjithë botën. Është ky rezultati i një studimi të kryer nga një ekip epidemologësh kinezë, i publikuar nga South China Morning Post. Shkencëtarët kanë zbuluar se virusi mund të rezitojë për ditë të tëra në sipërfaqe të ndryshme.

Një gjë e tillë shton dhe më shumë rrezikun e infektimit në rast se një person hyn në kontakt me sipërfaqen e infektuar dhe më pas prek fytyrën me duar. Rezistenca e virusit në sipërfaqe varet nga disa faktorë: në një temperaturë prej 37 gradësh, mund të mbijetojë për 2 – 3 ditë në një xham, metal, plastikë apo letër.

Studimi i shkencëtarëve u frymëzua nga rasti i një qytetari të infektuar i cili në 22 janar udhëtoi me autobus dhe ishte ulur në vendet e fundit. Nga telekamerat e vendosura në bordin e autobusit, duket se ai shfaq simptomat e para por nuk mban një maskë.

Në fazën e parë të udhëtimit që zgjati 4 orë, ai infektoi 7 persona të tjerë, përfshirë një çift që ishte ulur 6 vende larg tij. Pasi zbriti nga autobusi ai udhëtoi me një furgon për një orë ku infektoi 13 persona të tjerë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re