Studimi i Institutit të Shëndetit Publik tregoi se nga 1500 persona të testuar pozitiv, 54% kane krijuar antitrupa IGG në mes të ditës së 14-21 pas infektimit. Por të dhëna ndërkombëtare tregojnë se, krijimi i antitrupave nis edhe më vonë.

Ekspertët e argumentuan përqindjen e ulët me antitrupa si rrjedhojë e përdorimit më të madh të antibiotikëve, antiviralëve dhe kortizonikëve, të cilët ndikojnë negativisht në zhvillimin e antitrupave.

Epidemiologu Rexhep Muja, njekohesisht edhe nje nga autoret e ketij studimi në një intervistë për Fax News u shpreh se studimi nuk është krejtësisht i saktë pasi përqindja e ulët e antitrupave nuk vjen si pasojë e përdorimit të antibiotikëve dhe kortizonëve por sepse shumica kane marre vaskinen kineze.

Muja theksoi se pjesa dërrmuese e kanë marrë vaksinën në ditët e fundit dhe kanë injektuar atë kineze krahas Phizer apo Astrazeneca.

Epidemiologu tha se popullata duhet të ndërgjegjsohet dhe ta kryejë vaksinimin, me dëshirë pasi pandemia nuk ka mbaruar dhe të mos lihet për ditët e fundit.


“54% e të infektuarve krijojnë antitrupa. Përbërja vaksinale e secilës që është në treg, ajo përqindje po përputhet me pqrqindjen e imunitetit

Zgjedhja duhet të jetë e lirë por edhe popullata duhet të jetë e përgjegjshme. Mirë është që të vaksinohen pavarësisht ideve që janë krijuar, të vaksinohen të gjithë por me dëshirën e tyre. Studimi nuk është krejtësisht i saktë, pjesa më e madhe ka marrë vaksinën kineze pradaj ka pasur pak antitrupa jo për shkak të kortizonëve apo antibitikëve.

Pjesa dërrmuese e ka marrë vaksinën në ditët e fundit, sjelljet mutante mund të shfaqen kudo por për tu mbrojtur duhet të kemi kujdes me vendet fqinjet me importin në pikat kufitare të varianteve të reja, të heqim dorë nga sedrat e mëdha sociale sepse pandemia nuk ka mbaruar.

Në bazë të studimeve, ka raste që kanë kaluar infeksionin nga 2 herë për 3 4 muaj, ndërsa me vaksinim krijihet një mbrojtje më e fuqishme. Jo të gjithë mund të bëjnë dozën e tretë, vetëm ata që kanë rrezik të lartë, dhe që skanë shkallë të lartë imunitare.

Shifra me 54% është vetëm për këtë periudhë“- u shpreh Muja.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re