Shumica e grave shtatzëna në një spital kinez e kanë kaluar koronavirusin me simptoma të lehta. Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar së fundmi.

Në një nga spitalet kineze që u morën në shqyrtim, shumica e grave shtatzëna me Covid-19 patën një formë relativisht të butë të sëmundjes, sipas studimit të publikuar të Premten në New England Journal of Medicine, shkruan

Gjatë studimit të bërë në spitalin në Wuhan të  Kinës, studiuesit zbuluan se 109 gra, nga 118 gjithsej, e kaluan virusin korona në mënyrë të lehtë. Pra, 92% e grave, për të cilat konsiderohej se kishin Covid-19 bazuar në një rezultat pozitiv testi.

Ndërsa, vetë 9 gra ose 8% e atyre që morën pjesë në studim, patën simptoma të rënda, duke përfshirë edhe nivele shumë të ulëta të oksigjenit në gjak. Ndërsa, vetëm një nga pacientet kishte qënë në njësinë e kujdesit intensiv.

Ajo që u vu re gjatë studimit ishte se koronavirusin e kaluan më keq ato që gra që kishin lindur. Simptomat u përkeqësuan pas lindjes në gjashtë nga nëntë gra. Ndërsa, sipas studimit nuk pati vdekje.

Studiuesit testuan gjithashtu tetë të sapolindur, asnjë prej të cilëve nuk ishte pozitiv për virusin. Dhe mostrat e qumështit të gjirit nga tre nëna gjithashtu rezultuan negative.

Roli i gjinisë: Studiuesit vunë në dukje se gratë në përgjithësi duket se e kalojnë disi më lehtë koronavirusin në krahasim me burrat. Dhe gratë shtatzëna kanë tendencë të jenë edhe më të reja: mosha mesatare e grave në studim ishte 31 vjeç, dhe Covid-19 është shpesh më i rëndë në personat që janë më të vjetër në moshë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re