Studiuesit mjekësorë kanadezë kanë trajnuar një AI (Inteligjenca Artificiale) për të parashikuar me saktësi diabetin e tipit 2 nga vetëm gjashtë deri në 10 sekonda të zërit të pacientit.

Kjo u arrit pasi modeli identifikoi 14 veçori akustike për dallimet midis individëve jo diabetikë dhe atyre me diabet të tipit 2.

Inteligjenca artificiale u fokusua në një sërë veçorish vokale, duke përfshirë ndryshime të lehta në lartësinë dhe intensitetin e zërit, dhe i bashkoi këto të dhëna me informacionin bazë shëndetësor, duke përfshirë moshën, gjininë, gjatësinë dhe peshën e pacientit.

Studiuesit zbuluan se: AI mund ta diagnostikojë sëmundjen me 89 për qind për gratë, dhe 86 për qind për burrat.

Modeli i AI premton të ulë në mënyrë dramatike koston për njerëzit që vuajnë nga gjendje shëndetësore kronike, të cilat tradicionalisht duhet të testohen në klinikë apo me teste laboratorike.

Diagnoza në distancë mund të ndihmojë miliona njerëz të zbulojnë më shumë rreth shëndetit të tyre, vetëm nga të dhënat e mbledhura nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit, e cila raporton se gati gjysma e të rriturve që kanë  diabet, ose 240 milionë të rritur, nuk e dinë se vuajnë nga diabeti.

Kërkimi ynë nxjerr në pah variacione të rëndësishme vokale midis individëve me dhe pa diabet të tipit 2,” tha Jaycee Kaufman, autore e parë e studimit dhe një shkencëtare kërkimore në Klick Labs.

Kaufman shpreson se AI i kompanisë mund të ‘transformojë mënyrën se si komuniteti mjekësor kontrollon diabetin.’

Në të kaluarën, testet e kushtueshme diagnostike, duke përfshirë analizat e gjakut, janë kërkuar për të zbuluar sëmundjen e prediabetit dhe diabetin e tipit 2.

Ndër testet më të zakonshme të përdorura janë testi i hemoglobinës (A1C), testi i glukozës në gjak (FBG) dhe testet e tolerancës orale të glukozës (OGTT.

Metodat aktuale të zbulimit të sëmundjes mund të kërkojnë shumë kohë, udhëtim dhe kosto,” vuri në dukje Kaufman në një deklaratë që shoqëron studimin e ri, të botuar të martën në Mayo Clinic Proceedings: Digital Health.

Teknologjia e zërit ka potencialin për t’i hequr plotësisht këto barriera,” tha ajo.

Duke punuar me fakultetin në Universitetin Ontario Tech në Kanada, shkencëtarët e Klick Labs trajnuan AI duke përdorur regjistrime të bëra nga 267 subjekte testuese të rekrutuar nga India.

Përafërsisht 72%, një grup kontrolli prej 79 grash dhe 113 burrash, ishin diagnostikuar më parë si jodiabetikë, ndërsa 18 gra dhe 57 burra ishin diagnostikuar më parë me diabet të tipit 2.

267 pjesëmarrësve iu kërkua të regjistronin një frazë në celularët e tyre gjashtë herë në ditë për dy javë.

Nga 18,000 regjistrimet individuale, shkencëtarët e Klick veçuan 14 veçori akustike në kërkim të simptomave midis grupeve me dhe pa diabet të tipit 2.

Katër nga këto veçori akustike rezultuan të ishin më të dobishmet për të parashikuar me saktësi se kush kishte dhe kush nuk kishte diabet.

Inteligjenca artificiale kishte një përqindje më të lartë saktësie kur mosha dhe indeksi i masës trupore (BMI) i personit pas regjistrimeve të zërit u përfshi në modelin e tyre të parashikimit./ Shendeti.com.al

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re