Një studim i ri mbi koronavirusin ka dalë në një përfundim shqetësues. Edhe pse mund ta kenë kaluar sëmundjen, një pjesë e njerëzve të prekur prej saj rrezikojnë të mbeten me probleme në zemër.

Madje më i madh, risku duket se paraqitet tek ata që kanë pasur simptoma të buta dhe nuk kanë përfunduar në spital prej Covid 19-tës. “Ky virus, vërtet që duket se nuk kursen njeri”, tha për Reuters Ziyad Al-Aly i Universitetit të Washingtonit.

“Njerëzit e prekur nga koronavirusi duket t’ia vënë veshin shëndetit e të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë dhimbje gjoksi, nëse ndiejnë një lloj peshe në gjoks, kanë rrahje të shpeshta zemre, enjtje të këmbëve etj”, shtoi ai. /Reuters

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re