Universiteti i Singaporit ka zhvilluar një studim për të llogaritur kohën që i duhet secilit shtet të prekur nga Covid-19 për të zhdukur virusin. Përmes inteligjencës artificiale nga studimi është mes vendeve që janë analizuar nga studimi i kryer nga Universitetit të Teknologjisë dhe Dizajnit të Singaporit është edhe Shqipëria.

Në bazë të të dhënave të publikuara, Shqipëria  mund të ketë zero raste të reja të Covid 19 pas datës 2 gusht. Ndërkohë shihet se në të gjithë botën, sipas të dhënave të llogaritura me anë të inteligjencës artificiale, koronavirusi mund të marrë fund plotësisht më 2 dhjetor të këtij viti.

Sa i përket vendeve të rajonit, Maqedonia e Veriut është vendi i parë që mund të largojë koronavirusit, ku mendohet se epidemia do të shuhet më 22 maj.

Ndërkohë në Itali, pritet që epidemia të zhduket 100 % rreth datës 10 tetor, në  Shtetet e Bashkuara që janë edhe vendi më i goditur në botë nga virusi, pritet që të raportohen zero raste të reja në shtator të 2020, jo më parë.

Megjithatë teksa është bërë publikimi i grafikëve, Universiteti i Singaporit thekson se parashikimi bëhet vetëm për arsye studimi, ndërsa paralajmëron se gjendja mund të ndryshojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re