Imuniteti tek njerëzit që janë prekur nga koronavirusi mund të zgjasë deri në 6 muaj. Kështu thuhet në një studim, duke ngritur sërish pikëpyetje mbi ato që njihen si ‘pasaportat e imunitetit’.

Studimi është kryer nga Universiteti i Amsterdamit. Ata kanë ndjekur ecurinë e imunitetit nga koronaviruset për të paktën 35 vite.

Nga katër koronaviruse që shkaktojnë ftohjen e zakonshme u mësua se ato lënë pas një periudhë shumë të shkurtër imuniteti mbrojtës.

Sipas studimit, gjashtë muaj më pas, nivelet e antitrupave reduktohen ndjeshëm.

Për shkak se koronaviruset janë të ngjashëm, mendohet se një gjë e tillë ndodh edhe me koronavirusin e ri.

Ky lajm vjen në kohën kur shumë kompani në botë janë në garë për të prodhuar një vaksinë që ofron mbrojtje ndaj sëmundjes së re.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re