Shumica e njerëzve do të thonin se një person logjik është më inteligjent për shkak të aftësisë së tij për të menduar logjikisht dhe për të vepruar në bazë të fakteve në rastin e një problemi.

Studiuesit, megjithatë, po zbulojnë se intuita është lloji më i rëndësishëm i inteligjencës.

Çfarë është intuita dhe pse cilësohet ndryshe?

Intuita shpesh ngatërrohet me inteligjencën emocionale dhe instinktin. Ndërsa këto mund të jenë të endura së bashku, të dyja kanë një koncept të veçantë, unik.

1.Intuita

Intuita përkufizohet në Psikologji si një proces që e lejon njeriun të dijë diçka pa e menduar në mënyrë të vetëdijshme analitike. Është zbatimi i informacionit të ruajtur në mendjen e pavetëdijshme dhe të ndërgjegjshme, mes logjikës dhe instinktit.

Gjithashtu është përshkruar si aftësia për të dalluar se cilat informata janë thelbësore dhe cilat nuk janë. Disa besojnë që është truri ynë duke punuar, bazuar në inteligjencën kolektive.

Duhet të shtohet gjithashtu se njohuria nuk arritet me anë të mendimit analitik, por si një aplikim i menjëhershëm i njohurive të mësuara dhe të ruajtura në tru. Një person intuitiv nuk e ka ruajtur me vetëdije informacionin por ata më shumë  zhyten në informacion pa qënë të përqëndrua 100%.

Duhet të përmendim se faktet përcaktuese  ruhen në mendjen e ndërgjegjshme. Më pak të rëndësishmet mbeten në fund ose harrohen plotësisht.

2.Logjika

Nga ana krahasuese, llogjika ka fakte të kategorizuara dhe të organizuara nga subjekti në kartat e indeksit, të paraqitura në mendjen e ndërgjegjshme. Ata mund të shkojnë drejtpërdrejt në vendin ku ruhet fakti specifik, për sa kohë që ky fakt është mësuar drejtpërdrejt dhe me vetëdije.

Ndërsa ne priremi për të bërë dallim mes përdorimit logjik dhe intuitiv, ai intuitiv përdor logjikën. Ato përdorin fakte dhe modele, analizojnë dhe organizojnë gjithashtu dhe priren të përdorin më shpesh anën e tyre intuitive.

3.Instinkti

Instinkt është baza jonë, prirja e programuar për një sjellje specifike. Kur ne ndiejmë frikë, ne menjëherë përpiqemi të ikim nga burimi ose të sulmojmë burimin.

4.Ndjesia negative

Kjo ndjenjë gjendet ndërmjet instinktit dhe intuitës. Ne kemi një ndjesi të pashpjegueshme që mund të bazohet në eksperiencën e mëparshme ose frikën që nuk e kujtojmë drejtpërdrejtë; kjo ndjesi nxit instinktet tona të jenë të kujdesshme ose të ndërgjegjshëm për një situatë ose person.

Instinkti ynë – ose ankthi i shkaktuar prej tij – jo vetëm që shkakton intuitën por intuita nxitet nga çdo ngjarje apo informacion që kërkon veprim dhe shoqërohet nga një ndjenjë e njohjes.

5.Inteligjenca Emocionale

Kjo formë e inteligjencës përcaktohet si aftësia për të njohur, vlerësuar dhe kontrolluar emocionet tuaja dhe emocionet e të tjerëve.

Është shumë e rëndësishme që aftësia jonë të lidhet me të tjerët, për të ndërtuar marrëdhënie, për të trajtuar stresin dhe për të shprehur ndjenjat tona.

Inteligjenca emocionale shpesh lidhet me mendimet intuitivë, sepse ato priren të jenë më të ndjeshme .

Pse është intuita lloji më i rëndësishëm i inteligjencës?

Mendimi logjik kundrejt intuitës paraqiten si dy lloje të ndryshme të inteligjencës; prandaj mund të argumentohet se, në të vërtetë, ato janë dy pjesë të një tërësie. Të dy janë të rëndësishëm.

Shumica e njerëzve janë të aftë të mendojnë intuitivisht.

Këto dy forma të inteligjencës janë të ndara në studime për të krijuar një kuptim më të saktë se si funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe efekti që secili mund të ketë në atë se si përpunohet informacioni.

Asnjëri më vetvete nuk është i plotë. Nëse një person logjik vepron vetëm duke u bazuar në fakte, atëherë zbulimet e reja do të ishin vështirë të imagjinoheshin. Shpikësit më të mirë, shkencëtarët dhe ndërmarrësit e rrezikut në biznes marrin vendime të bazuara në intuitën e tyre.

Nëse intuita do të funksiononte vetëm, “njohja” e saj do të mbetej e pasaktë. Sa më shumë informacione të njohim intuitivisht, aq më e saktë do të jetë intuita jonë. Sa më shumë një person me bazë logjikën mëson t’i besojë intuitës së tij dhe ideve më krijuese aq më të mira do të jenë marrëdhëniet e tij/saj.

Faktori kryesor që e bën intuitën inteligjencën më të rëndësishme bazohet thjesht në faktin se një kompjuter mund të bëjë që një person të logjikojë .Në vitet e ardhshme, shoqëria jonë do të bëhet teknologjikisht më e bazuar dhe e varur nga kompjuteri.

Vlera jonë do të varet nga atribute e tjera që ka një intuitë. Këto aftësi lidhen me të kuptuarit e motiveve dhe qëllimeve dhe të qenit në gjendje të përdorim inteligjencën kolektive.

Inteligjenca intuitive është inteligjenca më e rëndësishme sepse është ajo që do të na lidhë ne dhe kompjuterët së bashku për të krijuar një shoqëri të ardhshme./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re