Disa javë më parë, studiuesit zbuluan gjurmë të koronavirusit në ujërat e zeza, duke ngritur dyshime për qarkullimin e tij të mundshëm në det.

Të nxitur nga hapja e plazheve dhe sezoni turistik në shumë vende europiane, Instituti i Kërkimeve Franceze për Shfrytëzimin e Detit zhvilloi një studim mbi mundësinë e mbijetesën së virusit në ujërat e kripura.

Por sipas studimit koronavirusi nuk mbijeton në det.

“Ky është një lajmi i mirë për ata që do të frekuentojnë plazhet këtë verë”, thanë studiuesit e “Ifremer”.

Për të arritur në përfundimet e tyre, studiuesit francezë studiuan midhjet dhe mostra të ujit të detit të marra në pika të ndryshme në bregdetin e Francës. Ndër 21 molusqet e analizuara, asnjë nuk tregoi gjurmë të koronavirusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re