Koronavirusi mund të ndikojë edhe në shëndetin e fëmijëve ende të pa lindur.

Një studim i kryer së fundi ka dalë në përfundimin se ky virus mund të “lëndojë” placentat e grave shtatzënë dhe t’u ndërpresë foshnjave të tyre furnizimin me gjak. Shkencëtarët kanë gjetur shenja të dukshme dëmi në placentat e 15 nënave të cilat morën pjesë në kërkimin në fjalë.

Në placentat e tyre, një organ vital që i siguron oksigjenin dhe ushqyesit  e nevojshëm foshnjave u gjetën lezione dhe mpiksje gjaku.

Problemet me qarkullimin e ulët të gjakut në placenta mund të shkaktojnë peshë të ulët të fëmijëve në lindje apo dëme në organet e foshnjës apo edhe vdekje foshnjore. Edhe pse asnjë nga fëmijët e përfshirë në studim nuk patën probleme shëndetësore, kërkuesit që realizuan studimin u shprehen se ky fakt i shqetëson.

Rezultatet e studimit vënë në dukje nevojën për të monitoruar nënat në pritje që janë të infektuara me koronavirus, shtuan studiuesit. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re