Pacientët me koronavirus në organizmin e tyre, nuk mund të infektojnë njerezit e tjerë pas 11 ditësh, pavarësisht se mund të rezultojnë ende pozitivë në testime.

Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim nga kërkuesit shkencorë në Singapor.

Një person i infektuar, sipas tyre, mund t’ia ngjisë të tjerëve sëmundjen dy ditë përpara se të shfaqë simptoma dhe kjo zgjat deri në 7-10 ditë.

Sipas “New York Post”, shkencëtarët e Qendrës së Sëmundjeve Infektive Kombëtare në Singapor vëzhguan 73 pacientë me koronavirus për të dalë në këtë përfundim.

“Bazuar në të dhënat e grumbulluara që nga nisja e pandemisë, periudha e infektimit të koronavirusit nga njerëzit me simptoma mund të nisë dy ditë para shfaqjes së simptomave dhe zgjat deri në 10 ditë pas shfaqjes së tyre”, lexohet në studim.

Previous articleZelanda e Re drejt ndryshimit te madh: 4 ditë pune ne jave

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re