13 dhe 14 vjeçarët në Elbasan kanë vështirësi në praninimin e bashkëmoshatarëve të tyre që vijnë nga zonat rurale, paragjykojnë minoritetet dhe bullizojnë ata fëmijë prindërit e të cilëve janë divorcuar ose kanë një nivel të ndryshem ekonomik nga ata.

Këto janë përfundimet e studimit të kryer nga shoqata INAC shtrirë në 15 shkolla në Elbasan ku janë marrë në shqyrtim nxënësit e klasave të nënta. Pavarësisht se jemi në vitin 2022 shoqëria jonë mbetet konservatore dhe larg emancipimit dhe kjo gjë reflektohet edhe te brezi i ri.

Specialistja Silvana Xheka, pas një takimi të zhvilluar në Elbasan tha se qëllimi i studimit është të identifikojë problematikat e brezit  të ri dhe ti orjentojë ata drejt modeleve pozitive reale, duke dashur ti shkëpusë nga modelet e ekspozuara rëndom në rrjetet sociale.

Konkluzionet e studimit për të rinjtë të cilët bullizojnë njëri- tjetrin i konfirmojnë edhe psikologët në shkolla. Psikologia Diola Malasi  thotë se pavarësisht dëshirës dhe angazhimit për ta luftuar bullizmin ai gjen terren te zhvillohet në mjediset shkollore.

Sipas studimit të INAC të rinjtë e sotëm zgjedhin të ndjekin modele që vijnë kryesisht nga fusha e kultures dhe sportit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re