Zinku (Zn) luan një rol të rëndësishëm në funksionin imun. Disa studime kanë identifikuar një lidhje midis mungesës së Zn dhe infeksionit. Sëmundjet infektive janë ndërlikimet kryesore të sëmundjes kronike të veshkave (SKK).

Për pacientët me sëmundje kronike të avancuar të veshkave, përqendrimi i ulët i zinkut në serum ishte i lidhur me një mundësi të rritur të shtrimeve në spital për shkak të infeksioneve. Ky rrezik i ngritur ishte veçanërisht i lartë për individët qe merrnin mjekim me  frenuesit e pompës protonike (omeprazol, pantoprazol etj.).

“Një mungesë e zinkut (Zn)  është e zakonshme në pacientët me sëmundje kronike të veshkave (CKD) për shkak të uljes së absorbimit nga trakti gastrointestinal, marrjes së dobët orale dhe humbjes së Zn urinar”, Yosuke Saka, MD, PhD, i departamentit të nefrologjisë në Kasugai Spitali Komunal në Japoni, dhe kolegët e tij shkruajne .

Ndërsa infeksionet shpesh nuk shkojne mirë  për këtë popullatë pacientësh (përfshirë shtrimet në spital dhe vdekshmërinë), studiuesit pretenduan se është “shumë e rëndësishme” për të fituar një kuptim më të mirë të faktorëve të lidhur me infeksionet dhe për të zhvilluar strategji parandalimi.

Në studimin  e këtyre autoreve , u përfshinë 299 pacientë me CKD të cilët kishin nivele serike të zinkut të matura gjatë vlerësimeve të anemisë (46% ishin në dializë kronike). Pacientët u kategorizuan si me vlera të ulëta (të përcaktuara si 50 ug për dL ose më pak) ose të larta (më të mëdha se 50 ug për dL) të zinkut. Studiuesit theksuan se nivelet e zinkut ishin “shumë të ulëta” në afërsisht 80% të popullsisë së studimit.

Pas një ndjekje mesatare prej 36 muajsh, 40 pacientë përjetuan një shtrim në spital të lidhur me infeksionet (infeksionet përfshinin frymëmarrjen, indet e buta, barkun, baktereminë, traktin urinar dhe kockat dhe nyjet).

Rezultatet treguan se pacientët me vlera të ulëta të zinkut kishin nivele më të larta të shtrimit në spital për shkak të infeksioneve sesa ata me vlera më të mëdha (23.3% vs 12.6%), si dhe norma më të larta të shtrimeve në spital afatgjata (të përcaktuara si më shumë se 10 ditë; )

Gjetjet e mëtejshme treguan se nivelet më të ulëta të zinkut mbetën një faktor i pavarur rreziku për shtrimet në spital të lidhura me infeksionin madje edhe pasi u bënë axhustime për moshën më të vjetër (70 vjeç ose më të vjetër) dhe funksionin e ulët fizik.

Rreziku i rritur për shtrim në spital  ne ata me zink të ulët në serum ishte më i theksuar për pacientët të cilët aktualisht ishin në mjekim me frenues të pompës protonike, sipas studiuesve (raporti i rrezikut = 2.66).

Veçanërisht, vlera e Zn në serum ishte e lidhur ngushtë me shpeshtesine  e infeksioneve në pacientët e mjekuar me [frenues të pompës protonike] PPI”, shkruajnë Saka dhe kolegët e tij. “Dy studime te tjera  kanë treguar se ndryshimet në pH intragastrik të shkaktuara nga ilaçet PPI afatgjata ndërhyjnë në thithjen e mikroelementëve, përfshirë Zn. Ne spekulojmë se ne prani te PPI-ve  rritet  rreziku i ndodhive  të infeksionit tek pacientët me CKD të përparuar … Identifikimi i faktorëve që ndikojnë në sëmundjet infektive është thelbësor, sepse infeksionet janë shkaku i ndërlikimeve të mëdha në pacientët me CKD.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re