Gazetarja Alma Lahe dhe njëherazi pjesë e organizatës “Together for Life”, ku ka drejtuar grupin e ekspertëve për realizimin e studimit të fundit ‘Ngacmimet Seksuale në Punë’ ka folur në studion e “Open” për rezultatet e këtij të fundit.

Lahe u shpreh se fenomeni i ngacmimit seksual në ambientet e punës ekziston dhe është evidentuar si më i shpeshtë në Tiranë, por edhe në Korçë, Lezhë dhe Durrës.

Sipas saj nga anketimi ka dalë se fenomeni është i përhapur në zonat urbane dhe ndërmarrjet e mëdha me më shumë se 100 punonjës.

“Fenomeni ekziston. Kemi pasur tre fokus grupe ku fenomeni është evidentuar edhe më i lartë, përveç Tiranës që ka fenomenin, por edhe ndjeshmërinë më të lartë. Ka qenë Korça, Lezha dhe Durrësi. Nga anketimi ka dalë se fenomeni është i hapur në zonat dhe ndërmarrjet e mëdha me më shumë se 100 punonjës. Diferenca mes privatit dhe sektorit publik ka diferencë shumë të ulët për ngacmimet seksuale”, shpjegoi ajo mes të tjerash.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re