Një lloj antibiotiku që është përdorur në vend të penicilinës thuhet se ka disa rreziqe që mund të shkaktojnë defekte në lindje, shkruan On Your Side.

Antibiotiku Macrolide është përdorur për trajtimin e disa baktereve infektuese, zakonisht për ata që kanë alergji penicilinën, por ekspertët kanë paralajmëruar urgjentisht që të mos përdoret gjatë shtatzënisë.

Një studim i 104, 605 fëmijëve nga University College London, i cili pa të dhënat nga 1990 deri në 2016, vlerësoi një lidhje të mundshme midis antibiotikëve makrolide dhe deformime gjatë lindjes.

Ata zbuluan se, nga 8,632 fëmijë të lindur nga gra që kishin marrë makrolide gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, 186 kishin deformime të mëdha, kryesisht në zemër.

Për gratë të cilave u ishte dhënë penicilina ishin 1.666 nga 95.973 raste kur fëmijët kishin lindur me defekte të mëdha.

Pas llogaritjes së faktorëve të tjerë, studimi zbuloi se kishte 28 raste në 1.000 fëmijë që lindnin me defekte tek nënat që merrnin makrolide, krahasuar me 18 raste në 1.000 për ata që kishin marrë penicilinë.

Një autor i studimit paralajmëroi gjithashtu në lidhje me rreziqet e mos marrjes së antibiotikëve, duke thënë se vetë infeksioni mund të jetë shumë i dëmshëm edhe për fëmijën e palindur akoma./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re