Nënat mbajnë pjesën më të madhe të barrës për zhvillimin e shëndetshëm të një fëmije, që nga shtatzënia deri në vitet e adoleshencës. Por një studim i ri dhe i gjerë i shtohet numrit gjithnjë e në rritje të provave që thonë se edhe baballarët janë përgjegjës për llojet e zhvillimit që i ndihmojnë fëmijët të rriten fizikisht, emocionalisht dhe në aspektin kognitiv.

Sipas studimit të publikuar të hënën në revistën JAMA Pediatrics, shwndeti i dobwt mendor i baballarëve është pak i lidhur me zhvillimin jo të mirë të fëmijëve, duke përfshirë zhvillimin kognitiv, social-emocional, gjuhësor dhe fizik.

Studiuesit e përcaktuan shqetësimin mendor si simptoma ose një diagnozë të depresionit, ankthit, një përzierje të të dyjave ose stresit. Gjetjet ishin veçanërisht të vërteta në periudhën perinatale, e cila përfshin nga ngjizja deri në dy vjet pas lindjes.

Gjatë kësaj kohe, fetusi në zhvillim, foshnja dhe më pas fëmija i vogël, është veçanërisht i ndjeshëm ndaj çdo shqetësimi mendor që përjetojnë prindërit, veçanërisht nëna, sipas studimit.

“Burrat janë në rrezik të rritjes së shqetësimit mendor gjatë tranzicionit drejt atësisë, me shkallë prevalence tek burrat gjatë periudhës perinatale deri në 8% për depresionin klinik, 11% për ankthin dhe 6% deri në 9% për stres të lartë”, shkruan autorët në studim.

“Ky përfaqëson shqyrtimin më gjithëpërfshirës global deri më sot mbi lidhjen midis shëndetit mendor perinatal të baballarëve dhe zhvillimit të pasardhësve”, tha Dr. Delyse Hutchinson, autore kryesore e studimit.

Ndërsa studimet e mëparshme e kanë lidhur shëndetin e dobët mendor të baballarëve me dëmet e mundshme në zhvillimin e fëmijëve të tyre, rezultatet ishin të kufizuara nga numri i formave të zhvillimit që ata hetuan ose nga forca e rezultateve të tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko