Studimet e fundit kanë treguar se marrja e sheqerit në masa të larta rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, madje një studim i fundit ka treguar se sëmundjet kancerogjene ushqehen me sheqer.

Studimi i ri i kryer nga Universiteti i Teksasit MD Anderson Cancer Center tregon se sheqeri rrit rrezikun e kancerit të gjirit.

“Nga hulumtimet tona ne kemi gjetur tek të diagnostifikuarat me kancer gjiri masa të larta sheqeri, që ka çuar në rritjen dhe zhvillimin akoma më shumë të tumorit”, tha Peiying Yang, Ph.D, profesor asistent i Paliativ dhe botues i disa librave.

Edhe studimet e mëparshme kanë treguar se sheqeri i lartë në organizëm, është faktor për sëmundjet kancerogjene. Ky studim paraqet një rëndësi tepër të madhe, pasi identifikimi i faktorëve që stimulojnë kancerin e gjirit, është një nevojë për shëndetin publik. Sipas autorëve të studimit, ndër të tjera konsumi i sheqerit është një kontribues i madh për mbipeshën, sëmundjet e zemrës dhe kancerin.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re