Studime të shumta të bëra mbi impaktin e koronavirusit në organizëm tregojnë se Covid-19 dëmton seriozisht veshkat.

Studimet janë përqendruar kryesisht në mënyrat se si virusi sulmon mushkëritë, por dy raporte të reja zbulojnë nivele të larta të virusit dhe dëmtim të veshkave në më shumë se një të tretën e pacientëve me koronavirus.

Në një studim, rreth 90 për qind e pacientëve që ishin vënë në ventilator pas sëmurjes me Covid-19 vuanin nga dëmtimi i veshkave.

Të dhënat nga Kina kanë treguar që dëmtimi akut në veshka mes pacientëve të shtruar në spital për COVID-19 mund të shkojë nga pesë për qind në 23 për qind. Në SHBA, përqindja mund të jetë edhe më e lartë.

Rezultatet nga këto studime mund të shpjegojnë pse pacientët me koronavirus pësojnë mpiksje gjaku, goditje në tru dhe duhet të vendosen në dializë, pavarësisht se virusi përshkruhet si një sëmundje e frymëmarrjes.

Ndërsa, kërkuesit nga ‘University Medical Center Hamburg-Eppendorf’ në Gjermani bënë autopsi në 27 pacientë të cilët humbën jetën nga koronavirusi.

Ata e zbuluan virusin në disa organe duke përfshirë trurin, mushkëritë, faringun, zemrën, mëlçinë dhe veshkat. Megjithëse ngarkesa më e lartë virale u gjet në traktin respirator të paktën 12 pacientë kishin qeliza të virusit në veshka. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re