Numri i priftërinjve të akuzuar për abuzim, si dhe numri i viktimave të tyre të mitur në dioqezën e Muensterit në Gjermaninë Perëndimore është dukshëm më i lartë se sa mendohej më parë, tregon një studim nga universiteti atje.

Hulumtimi zgjati dy vjet dhe u krye nga një ekip prej pesë anëtarësh nga Universiteti i Muensterit.

Rezultatet tregojnë se në periudhën nga viti 1945 deri në vitin 2020, pothuajse 200 anëtarë të klerit abuzuan seksualisht me viktimat e mitura, nga 610 gjithsej.

Numri i abuzuesve përbën 4,17 për qind të numrit të përgjithshëm të priftërinjve në atë dioqezë.

Duke pasur parasysh se numri i rasteve të keqtrajtimit të paraportuara është ndoshta dukshëm më i lartë, studiuesit vlerësojnë se numri i viktimave ishte midis 5000 dhe 6000.

Vetë sistemi i kishës luajti një rol të rëndësishëm në krimet, tha autori i studimit, historiani Thomas Grossboelting.

“Dashuria për Zotin dhe dashuria për të afërmin ishte e çoroditur,” tha ai në prezantimin e studimit.

Viktimat e abuzimit varionin nga mosha 10 deri në 14 vjeç dhe ishin kryesisht djem.

Ata nuk mund të kundërshtonin sistemin, theksoi autori i studimit.

Fëmijët ishin kryesisht të traumatizuar dhe folën, disa prej tyre vetëm pas shumë vitesh.

Autori i studimit thekson se pretendimet e peshkopit të ndjerë Reinhard Lettmann, i cili foli vetëm për raste individuale, nuk janë të vërteta.

Siç tregon ky studim, abuzimet kanë ndodhur në mënyrë sistematike, në të gjitha pjesët e dioqezës.

Grossboelting gjithashtu thekson se shumë e dinin se çfarë po ndodhte.

Ai iu referua veçanërisht problemit të fshehjes së krimeve nga Kisha.

Studiuesit thanë se, bazuar në disa raste, mund të vërtetohet dështimi i dekadave në drejtimin e dioqezës, si dhe pengimi i drejtësisë.

Vitet e fundit, janë publikuar raporte nga pjesë të tjera të Gjermanisë që tregojnë dështimet e Kishës për të parandaluar dhe sanksionuar abuzimin seksual nga priftërinjtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re